Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar nga Italia me mbi 13 vite burg për trafik narkotikësh, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

schedule16:35 - 8 Qershor, 2022

schedule 16:35 - 8 Qershor, 2022

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.”

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar “Aosta” u vu në pranga  me qëllim ekstradimin, Lulzim Halili, banues në Tiranë.



Halili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!