Katër persona u arrestuan dhe 10 të tjerë po hetohen në gjendje të lire nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në afërsi të shkollave të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar doza kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera, që shërbenin për shitje në doza të vogla të drogave të forta.
Policia thekson se grupi u zbulua gjatë kontrolleve të fundit, të kryera në lokale, automjete dhe ambiente të ndryshme në kryeqytet, ku fokusi kryesor ishin monitorimi i shkollave 9-vjeçare dhe të mesme./abcnews.al