Kryeministri Rama ka ndarë detaje nga vizita e tij në SHBA. Ai është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tregon se diplomatja e lartë amerikane ka shprehur konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Rama: New York, Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Lexo edhe: Rama takon sekretarin e OKB: Krenar për Shqipërinë, nesër marrim presidencën e Këshillit të Sigurimit
Me herët Rama u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ndërsa ditën e nesërme pritet që vendi ynë të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rama shoqërohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka./abcnews.al/