Rrëfimi i Dumanit, Berisha: E vlerësoj, i bëj thirrje t’i nxjerrë të gjitha, tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë

schedule12:24 - 27 Maj, 2022

schedule 12:24 - 27 Maj, 2022

Ish- Kryeministri Sali Berisha, është ndalur sot edhe tek rrëfimet tronditëse që ka bërë vrasësi Nuredin Dumani para SPAK.

Duke bërë një vlerësim për Dumanin për faktin që ka nisur të rrëfejë krimet, Berisha u shpreh  se ai duhet të nxjerrë çdo të vërtetë dhe të tregojë fytyrën e vërtet të qeverisjes.

Mes të tjerash Berisha tha se bandat e Elbasanit vijojnë të kontrollojnë prokuroritë dhe institucionet.

“Është ajo e Nuredin Duamnit. Një serial Killer që po zbërthehet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për tu rrëfyer. Por i bëjë thirrje të rrëfej çdo gjë se absolutisht deri në tani nuk ka thënë gjë tjetër por ato që i dinë të gjithë. Bandat e Elbasanit kanë qenë fund e kryet të lidhura me qeverinë. Ata kanë pasur prokurorinë e Elbasanit por edhe ministra. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet se çfarë është një i penduar i drejtësisë. Është një njeri që rrëfen krimet që ka bërë për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranueshme. Por i bëjë thirrje të bëjë të plotë. Se ka një tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Dëshmojnë qartë atë që është thënë nga mediat dhe shoqëror. Është denoncuar me kohë. Vrisnin dhe palckisnin bënin cdo gjë. I bëj thirrje të dalin tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën. “ tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!