EKSKLUZIVE/ SPAK “shënjestron” 50 milionë euro pasuri, çfarë i kërkon Policisë së Shtetit

schedule00:11 - 25 Maj, 2022

schedule 00:11 - 25 Maj, 2022

Burime për abc bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar ditën e martë Drejtorisë hetimore Qendrore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit që të nisë menjëherë hetimet për 32 personat për të cilët u lëshua urdhë-arresti pak ditë më parë.

Të njëjtat burime konfirmojnë për Abc se pasuria e këtyre personave kap vlerën e 50 milionë eurove.

SPAK i kërkon zyrtarisht drejtorisë hetimore qendrore në drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë shtetit, të nisë menjëherë verifikimet në lidhje me 32 urdhër-arrestete.

Kujtojmë që 32 urdhër-arrestet u lëshuan nga GJKKO, pas zbërthimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt para prokurorëve.

Gjatë aksionit të policisë dhe RENEA-s u arrestuan 9 persona, ndërsa ekzekutimi i urdhër-arrestit për 9 të tjerë u ekzekutua në ambientet e burgut ku ata vuanin dënimin për vepra të tjera, ndërkohë që janë shpallur 14 të tjerë në kërkim, mes tyre Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

/Abcnews.al/