Mirel Josa e nisi eksperiencën e tij te Vllaznia me fitore, teksa mposhti në “Loro Boriçi” me shifrta 3-1 skuadrën e Egnatias.
Një fitore e rëndësishme për shkodranët në garën për vendin e 4-të, teksa pas ndeshjes trajneri Josa do të shprehej se Europën do e synojnë si nga kampionati ashtu edhe nga Kupa.
Fitorja: “Mundësitë janë që të arrijmë Europën dhe do të mundohemi t’ja bëjmë hyzmetin 100% në kampionat. E rëndësishme është që u fitua ndeshja dhe që skuadra mu përgjigj siç dëshiroja, u përsëritën gabime që janë bërë në ndeshje të tjera.”
A besoni se Tirana do jetë me Kukësin siç ishte me Vllaznisë? “E besoj, nuk kam vënë ndonjëherë në diskutim ndershmërinë e Tiranës apo të skuadrave të tjera. Edhe kur kam qenë unë futbollist kemi pasur raste të tolerimit jo të qëllimshme, por them se do ia lëmë kohës për çfarë do arrijë unë me skuadrën time.” /f.a/abcnews.al