Menjëherë pas publikimit të lajmit nga abcnews.al se njëri nga pedofilët që emisioni “Piranja” demaskoi në puntatën e së martës, ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Policia bën me dije se pedofili Nertil Islami është arrestuar për veprat penale “Përndjekja”, “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”.
Mësohet se Nertil Islami është 33 vjeç, banues në Klos, Mallakstër.
Më herët gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli tha në Abc e Mëngjesit se njëri prej tyre është arrestuar.
“Nertili është arrestuar sot nga drejtoria e Policisë së Fierit. Uroj që të arrestohen dhe dy të tjerët, Shkëlqimi dhe Ardiani”, tha ajo në “Abc e mëngjesit”.
Njoftimi i policisë
Mallakastër – Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Piranjat”, në televizionin ABC Neës Albania, në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se:
Pas publikimit të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar për veprat penale “Përndjekja”, “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”, shtetasin N. I., 33 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
/abcnews.al/