“Tapë” në timon, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

schedule09:13 - 6 Maj, 2022

schedule 09:13 - 6 Maj, 2022

TIRANË – Është arrestuar një shofer autobusi i linjës Tiranë-Instituti Bujqësor. Sipas policisë shoferi N.K, 62-vjeçar ngiste autobusin e mbushur me qytetar nën efektin e alkoolit.

Autobusi është ndaluar për një kontroll në rrugën “Dritan Hoxha”, ku pas testit të alkoolit ka rezultuar në testin e parë  0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l. Burime për Abcneës.al, bëjnë të ditur se nuk është hera e parë që ky shofer arrestohet për të njëjtën vepër.

Kujtojmë se policia ka shtuar vëmendjen dhe kontrollet ndaj transportit publik për shkak të disa aksidenteve që janë shkaktuar në pak ditë në kryeqytet.

Aksidenti i 29 prillit do mbetet gjatë në mendjen e qytetarëve, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me një automjet tip “Benz” dhe të dy përfunduan në lumin Lana duke lënë 5 persona të plagosur.

Ndërkohë më 2 maji autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Në pasditen e 4 majit, një autobus u përplas me karotrecin tek “Stacioni i Trenit”, por nuk pati dëme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!