Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rusia dhe Bjellorusia kërcënojnë Europën, dy vendet do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

schedule11:05 - 26 Prill, 2022

schedule 11:05 - 26 Prill, 2022

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta të forcave ajrore në Bjellorusi. Njoftimi u bë i ditur nga ministria e Mbrojtjes e Minskut mëngjesin e sotëm nëpërmjet një deklarate.

Sipas Reuters stërvitjet do të zhvillohen në datat 26 deri 29 prill.

Ndërkohë presidentja moldave Maia Sandu do të thërrasë një takim të Këshillit të Lartë të Sigurimit të vendit këtë pasdite lidhur me incidentet që ndodhën në rajonin separatist të Transnistria për të folur për raportet për shkatërrimin e dy antenave radio këtë mëngjes.



Reuters raporton se Denis Pushilin , udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut, tha në një emision televiziv rus të transmetuar në internet se faza tjetër e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë ishte vendimtare pas incidenteve të sigurisë jashtë rajonit.

Ai përmendi shpërthimet që goditën Transnistrinë, si dhe akuzat ruse për bombardimet e rajoneve të saj kufitare nga forcat ukrainase./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!