Ndihma ushtarake për Ukrainën, nis takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së

schedule10:31 - 26 Prill, 2022

schedule 10:31 - 26 Prill, 2022

Ka nisur takimi i ministrave të jashtëm të mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, sipas BBC.

Takimi po zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein. Të hënën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po kryeson takimin, tha se Uashingtoni donte ta shihte Rusinë të dobësuar deri në pikën ku  nuk do të ishte më e aftë të vazhdonte pushtimin e Ukrainës.

Përpara takimit, raportet sugjeruan se Gjermania do të zotohej të furnizonte Ukrainën me sisteme kundërajrore. Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë armë.

Vendet e NATO-s kanë premtuar mbështetje duke përfshirë armët mbrojtëse, por fuqitë perëndimore kanë hezituar të përfshihen, nga frika e një konflikti të mëtejshëm me Rusinë dhe rrezikun e një luftë bërthamore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!