Moska: Armëpushimi me Ukrainën mision i pamundur për momentin

schedule16:45 - 25 Prill, 2022

schedule 16:45 - 25 Prill, 2022

Zëvendës ambasadori i Moskës në OKB ka thënë se një armëpushim me Ukrainën është i pamundur aktualisht.

TASS shkruan  zyrtaru rus ka fajësuar Kievin për mospërdorimin e korridoreve humanitare të ofruara nga Rusia, transmeton la Republica.

Më herët Ministria e Jashtme e Rusisë dëboi 40 diplomatë gjermanë, vetëm disa javë pasi Berlini njoftoi vendimin e tij për të dëbuar të njëjtin numër diplomatësh rusë, sipas skynews.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi vendimin e saj për të dëbuar 40 diplomatë rusë pasi Moska po përballet me akuza për krime lufte në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme e vendit Annalena Baerbock tha se imazhet nga qyteti ukrainas Bucha, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit, treguan “qartazi synimin e Moskës për të shkatërruar çdo gjë që shkon përtej kufijve”, duke theksuar se vendet po shqyrtonin miratimin e masave të reja.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!