Shpërthim me lëndë plasëse në derën e dyqanit të policit në Durrës

schedule09:12 - 23 Prill, 2022

schedule 09:12 - 23 Prill, 2022

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit Hysen Gashi, 54 vjeç.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pronari i biznesit është efektiv i forcave ‘Shqiponja”.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al