Juventus është duke u treguar intensiv në merkato ende pa filluar ajo.
“Zonja e Vjetër” do të jetë pa Dybala sezonin e ardhshëm dhe tashmë ata kanë filluar të kërkojnë për një zëvendësues të duhur në rolin e tij. Raspadori është një emër konkret, por Juventus nuk do ta kishte problem të gjente edhe një lojtar tjetër, me më shumë eksperiencë.
Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, ditët e fundit ka pasur kontakte mes Juventusit dhe rrethit të Angel Di Maria, sulmuesit të PSG të cilit i skadon kontrata në qershor. Ai mund të pranojë një kontratë 1 ose 2 vjeçare, pasi Di Maria dëshiron që kontratën e tij ta mbyllë në Argjentinë./ h.ll/abcnews.al