Alekandër Deda është vënë në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët po kërkojnë ta eliminojnë atë. Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij, e cila ruhet nga policia me shërbime 24 orëshe.
Gazetari Artan Hoxha publikoi në ABC pamje nga atentatet që i kanë bërë Aleks Dedës në Lezhë duke tentuar eliminimin e tij.
Atentati i parë iu bë në qeshor të vitit 2020 ku i shpetoi plumbave. Atentati i dytë iu bë në dhjetor 2020 ku një grup personash me një makinë “Audi” qëlluan në breshëri automatiku në drejtim të tij, Deda mori plagë jo vdekjeprurëse dhe u paraqit në spitalin e Traumës vetë.
LEXO EDHE: Të shtëna me armë pranë një lokali, i plagosuri dërgohet te “Trauma”, FNSH rrethon Lezhën
Atentati i tretë iu bë në mars 2022 në Lezhë ku u qëllua sërish me armë, por Deda shpëtoi.
Ndërkohë, është tentuar të vritet tre herë me dron, por sërish Deda ka shpëtuar. Tentativa e fundit për ta vrarë me dron ka qenë në datë 7 prill.
Deda është shprehur në polici se nuk ka ndonjë konflikt me ndonjë grup apo person, por sipas tij po tentojnë ta heqin qafe për shkak të njohjeve që ka me grupe kriminale në Fushë Krujë dhe Lezhë. Ai është një emër i njohur në Lezhë dhe ka ndërtuar një resort në shëtitoren e Drinit. /abcnews.al