“Maqedonia u sakrifikua më parë, tani është radha e Shqipërisë”, Zingraf: PD të orientohet nga e ardhmja

schedule11:03 - 15 Prill, 2022

schedule 11:03 - 15 Prill, 2022

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf komenton deklaratën e Kryeministri Rama bërë tre ditë më parë në Berlin ku tha se nëse në qershor për Shqipërinë nuk hapen negociata nga vendet BE-së, do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Zingraf thekson se Maqedonia e Veriut e meriton të pritet.

“Fakti që një çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndërhyri në këtë proces ishte befasi për ne. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh të priste Shqipërinë në kontekstin e procesit të integrimit dhe tani kemi situatë të ndërsjelltë. Të gjithë po punojnë me një farë presioni që të shmangen dhe të mënjanohen këto pengesa që dalin rrugës. Presidenca franceze është e gatshme që në terma afatshkurtër kohore të thërrasë konferencë e parë ndërqeveritare. Mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj.”

Ai foli dhe për situatën e Partisë Demokratike.

PD të gjejë vetveten, të bëhet parti efektive se zgjedhjet e ardhshme janë pranverën tjetër. Ne do kishim dëshirë që të zhvillohen procese transparente brenda përbrenda PD-së dhe shpresojmë të gjendet një zgjidhje politike sa më e përshtatshme. Mendoj që partia ka nevojë për një udhëheqje të orientuar drejt së ardhmes dhe do ishte me vend të flisnim rreth përmbajtjes dhe jo personave të caktuar.”

Këto deklarata u bën gjatë vizitës dy ditore të ambasadorit në Qarkun e Korçës. Ai u njoh me ecurinë e investimeve gjermane. Një prej të cilave është dhe Landfilli i Maliqt ku grumbullohen mbetjet e Bashkisë së Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Devollit. Së shpejti edhe Bashkia e Kolonjës dhe ajo e Pustecit do ti depozitojë mbetet këtu. Investimi 4 milionë euro garanton menaxhimin e mbetjeve për 35 vjet./abcnews.al/