FOTO/ 51 ditë luftë, çfarë po ndodh në Ukrainë brenda 24 orëve

schedule08:45 - 15 Prill, 2022

schedule 08:45 - 15 Prill, 2022

Sot është shënuar dita 51-të e luftës Ukrainë-Rusi, me sulme të vazhdueshme që vazhdojnë në qytetet kryesore të Ukrainës. Lagjet janë shkatërruar, ushtarët ukrainas janë në front të luftës për të zmbrapsur forcat ruse ndërsa vazhdon zhvarosja e varreve masive në Bucha, shkruan BBC. 

Këto janë pamjet që vijnë nga Ukraina në 24 orët e fundit. Rusia pranoi që është fundosur një nga anijet e tyre më të fuqishme luftarake dhe pretendohet se shkaktare për këtë janë forcat ukrainase.

Nga ana tjetër, rusët kanë deklaruar se Ukraina ka kryer sulme në kufirin e tyre, duke shkatërruar banesa banimi dhe vrarë civilë. Këto pretendime janë mohuar nga ukrainasit, të cilët thonë se kjo është pjesë e propagandës ruse për të mbuluar mizoritë në vendin e tyre.

Në një intervistë për BBC, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar vendet për bllokimin e përpjekjeve për të vendosur embargo ndaj energjisë ruse. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Biden nuk do të vizitojë Ukrainën. Presidenti ka thënë se po shqyrton dërgimin e një zyrtari të lartë në Kiev.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!