Rakipi “non grata”, Minxhozi: “Rithemelimi” s’po e shfrytëzon dot politikisht, solidarizohet me kreun

schedule21:34 - 14 Prill, 2022

schedule 21:34 - 14 Prill, 2022

“Në Partinë Demokratike ka një dualizëm dhe kjo u nxor në sipërfaqe edhe me raportin e fundit të DASH që shpalli sanksione për ish-deputetin socialist Aqif Rakipi.”

Kështu u shpreh mbrëmjen e së enjtes në “Log” me Endri Xhafon, analisti Skënder Minxhozi.

“Lufta personale e Berishës për heqjen e statusit ‘non grata’ përzihet me situatën politike. Ka një ngecje, nuk po shfrytëzohet kjo situatë e favorshme për ju (Rithemelimi), mund ta kishit shfrytëzuar,” u shpreh ai.

Sipas Minxhozit, te “Rithemelimi” pati një solidaritet me kreun i cili mban të njëjtin status tashmë me të ndëshkuarit e radhës nga DASH.

“Basha e shfrytëzoi, duke thënë “raporti i mire, non grata e keqe.”

Kurse, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama, Minxhozi tha se është tipi e politikanëve shqiptare që kur marrin një lajm të mirë nga një “x institucion” e vendosin në faqen e parë, ndërsa kur marrin lajm jo të mirë e çojnë në fund fare.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!