Pak më parë Laçi u zyrtarizua si finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë pas një barazimi me Teutën 1-1, por rezultati i përgjithshëm favorizonte kurbinasit.
Pas pak do të luhet gjysmëfinalja e radhës ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit. Shkodranët dhe kryeqytetasit kanë shpalosur formacionet e tyre më të mira, dhe kjo ndeshje pritet të jetë si një finale pasi rezultati i ndeshjes së parë përfundoi me barazimin pa gola./ h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Latifi, Da Silva, Kruja; Aralica
Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Kallaku; Mala, Stenio Junior, Skuka