Krymi: Ndeshja me Partizanin shumë e rëndësishme, tifozët janë ndihmë e madhe për ne

schedule13:10 - 12 Prill, 2022

schedule 13:10 - 12 Prill, 2022

Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Partizanin për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë.

Një takim i cili pritet të jetë i luftuar mes dy skuadrave, duke marrë parasysh se përballja e parë mes demave dhe kuqebluve është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në konferencën për shtyp për të folur për këtë takim ishte i pranishëm mesfushori i shkodranëve, Ardit Krymi, i cili shprehet se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për Vllazninë.

Vllaznia do të presë në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Shqipërisë, Partizanin. Për të komentuar mbi këtë takim ka dalë në konferencë për shtyp mesfushori Ardit Krymi.

NDESHJA- “Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin. Jam i kënaqur që është kthyer Gurishta, sepse i duhet ekipit. Të dalin të dy kapitenët mendoj se kjo tregon që do e marrim përsipër ndeshjen

PRITSHMËRITË- “Do japim 100% në nesër siç e dhamë në ndeshjen e parë. Ata na anuluan një gol të rregullt në minutën e 90’. Kemi për t’u bërë më të fortë”.

OBJEKTIVAT- “Ne objektivat i kemi pasur të qarta. Objektivi minimal i yni ka qenë Europa. Mendoj se futbolli po nuk pati pak presion nuk është i bukur”.

TIFOZËT- “Pa tifozë nuk kemi ku shkojmë. Ata janë ndihmë e madhe për ne dhe mendoj që me ta jemi të pamposhtur”.

PËRGATITJA- “Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, sepse dihet se si shkon ndeshja gjysmë finale e Kupës dhe do të mundohemi ta mbyllim brenda 90 minutave”.

FINALJA- “Kualifikimi në finale do të na japë besim në fazën e mbetur të kampionatit, sepse nuk ka mbaruar gjë në kampionat. 5 pikë nuk janë shumë”. /f.a/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!