Rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

schedule16:15 - 10 Prill, 2022

schedule 16:15 - 10 Prill, 2022

Java e ardhshme do të sjellë përmirësim dhe kthjellim të motit në të gjithë territorin, duke lënë pas ditët e ftohta me shi dhe borë që mbizotëruan gjatë javës që po lëmë pas.

E hënë do të sjellë kthjellime në të gjithë territorin dhe rritje të lehtë temperaturash.

Ndërkohë nga dita e martë e në vijim temperaturat do të vijojnë të rriten duke arritur në 24 gradë celcius.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Sistemi frontal i cili ka përfshirë vendin do të përfundojë gradualisht pasdite e në mbrëmje. Më tej vendi do të jetë në influencë të masave ajrore të qendrueshme. Këto masa do të jenë të pranishme gjatë javës së ardhshme duke sjellë mot me diell dhe ditë të vërteta pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja e lehtë e gjatë ditës së hënë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.