Alternim kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

schedule07:18 - 5 Prill, 2022

schedule 07:18 - 5 Prill, 2022

Zonat Jugore dhe Qendrore ditën e sotme do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites. Ndërsa, sipas Meteoalb në zonat Veriore vranësirat do të jenë më të shpeshta, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëborë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat Zonat Jugore dhe Qendrore do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites. Ndërsa në zonat Veriore vranësirat do të jenë më të shpeshta, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëborë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë të gjithë territorin e Kosovës për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në vend kthjellime dhe kalime vranësirash. Por herë pas here pritet të ketë shtim të përkohëshëm të vranësirave duke krijuar mundësi për shira të izoluar në Jug.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të shpeshta do të jenë në perëndim të MV. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme, duke sjellë shira të pakët dhe të izoluara në zonat Veriore.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Po me reshje shiu do të jenë Ishujt Britanik dhe Qendra e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!