Partizani e Vllaznia janë gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mes tyre. “Demat” synojnë kupat e Europës dhe fitimi i këtij trofeu e garanton këtë objektiv, ndaj sot në “Elbasan Arena” prej orës 17:45 do të bëjnë maksimumin për të fituar ndaj shkodranëve.
Trajneri Mehmeti nuk do të ketë të gatshëm Rrapajn të dëmtuar. Ka ende pikëpyetje për Markun, i cili nëse luan zhvendos Sotën në stol dhe Hadrojin në të majtë të prapavijës.
Në mesfushë pritet Murataj, Matondo e Mala, me Kallakun para tyre që do ndihmojë sulmuesi Skuka e Stenio Junior.
Nga ana tjetër Vllaznia ka mungesë të sigurt kapitenin Erdenis Gurishta, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht. Trajneri Plori do të luajë me tre në mbrojtje, Adili-Diagne-Bulatovic, kurse nga krahët do të pozicionohen Kruja e Hakaj.
Krymi e Jonuzi janë të zgjedhur për në qendër të mesfushës, kurse në sulm pritet që nga krahët në mbështetje të Djurdjevic të jenë Latifi dhe Da Silva.
PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Belica, Bitri, Sota, Murataj, Matondo, Mala, Kallaku, Skuka, Stenio Junior.
VLLAZNIA: Zogovic, Adili, Diagne, Bulatovic, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hakaj, Da Silva, Latifi, Djurdjevic