Lojtari i Ajax, Noussair Mazraoui ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra holandeze. 24-vjeçari kërkohej nga Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona, teksa kjo e fundit duket se ka fituar garën me dy ekipet e tjera dhe ka arritur të bindë lojtarin maroken që sezonin e ardhshëm të zbresë në “Camp Nou”.
Sipas “Sport” Mazraoui ka refuzuar në këtë mënyrë ofertën e skuadrës bavareze dhe asaj madrilene, ndërsa në fund të qershorit do të vihet nën urdhrat e Xavi Hernandez.
24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon me klubin holandez teksa në 22 paraqitje me fanellën e “Harkëtarëve” ia ka dalë të shënojë pesë gola dhe të dhurojë dy asiste.
Lojtari maroken në këtë mënyrë do të jetë përforcimi i tretë për teknikun spanjoll për sezonin e ri, pasi më parë janë konfirmuar edhe transferimet e Kessie dhe Christensen. /f.a/abcnews.al