Kjo ditë e donte një simbol dhe ai nuk mungoi. Lamin Jamal ishte sërish jashtëtokësor në mbrëmjen kur Barcelona vendosi rekordin e saj për fillimin më të mirë të kampionatit spanjoll, dhe barazoi rekordin e të gjitha kohëve që i takonte vetëm Realit.
Shënoi një gol të rrallë në suksesin e 9-të radhazi me shifrat 5-2 në fushën e Betisit, shërbeu asist për rrjetën e realizuar nga Gabriel Zhezus, ishte thuajse vendimtar në një tjetër tundje, rrjete, I dha Adejemit një top për gol të sigurt vetëm për vetëm me portierin, si dhe bëri edhe veprime të tjera të klasit më të lartë të mundshëm.
“Nëntë nga 9, – titullon “El Mundo Deportivo”, – dhe tani drejt El Klasikos. Manitë e Barçës për të barazuar rekordin e fillimit më të mirë ndonjëherë të La Ligës!”
“Gjeni dhe figurë, – shkruan e përditshmja tjetër katalanase, “Sport”, – Barça vazhdon serinë. Lamin ka 9 ndeshje radhazi që shënon ose asiston!”
Gjithsesi, gazeta madrilene, “Marka”, e ka një vërejtje pas lëvdatave të mëdha që I bëri numrit 10, atë që e quajti simulim kur një lojtar I Betisit u përjashtua me të kuqe.
Kjo, në 54’ kur arbitri nxorri nga fusha Fakundo Bernalin.
“Marka” megjithatë tregon statistikat e tij në “La Kartuha” me 1 gol, 1 asist, 3 raste të pastra të krijuara, dy gjuajtje në portë dhe 21 pasime të sakta në aksion e sipër.
Në një ndeshje që nuk ishte edhe aq e lehtë, për katalanasit shënuan edhe Rodri, Gabriel Zhezus, Erik Garsia dhe Dani Olmo, ndërsa Betisi barazoi fillimisht me Gomezhin dhe shkurtoi shifrat me Ezalzulin, madje pati pretendime për një gol të anuluar.
Natyrisht, Barça pati epërsi të madhe me më shumë se dyfishin e gjuajtjeve, dhe më shumë se dyfishin e pasimeve.
Tashmë, për ekipin e trajnerit Hansi Flik vjen java e zjarrit, ndërsa mban vendin e parë në kampionat me 27 pikë të plota dhe me 39 gola të shënuar në vetëm 9 ndeshje.
Të martën e 20 tetorit luan në fushën e Paris SG për Championsin, ndërsa të dielën në mbrëmje pret Realin në “Kamp Nou”, për El Klasikon e La Ligës.


