I është shndërruar në shesh beteje hyrja për në Parlament. Qetësia iu kthye deputetëve të mazhorancës, kur shkelën në oborrin e Kuvendit. Kjo mënyrë përballje nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë tha në emër të mazhorancës qeverisëse.
“Asnjëherë më parë në gjithë këto vite nuk janë goditur deputetët me urdhra të kryetarëve të partive. Sot Lulzim Basha po sillet tipikisht si një huligan në një ndeshje futbolli”.
Parë nga ky këndvështrim, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se djegia e mandatit nuk është ndonjë humbje për demokracinë.
“Pasi politikanë të papërgjegjshëm si ai nuk meritojnë as besimin e shqiptareve e as të jenë në parlament. Por sigurisht, Shqipëria nuk e meriton një kryetar të PD në detyrë si Lulzim Basha as edhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë në rolin e huliganit, pasi Shqipërise i duhet të ecë përpara, ndërsa dhuna veç të kthen pas në kohë. Mjaft kohë kemi humbur deri tani”.
Nuk duan të humbasin më kohë socialistët megjithatë vazhdojnë t’i sqarojnë shqiptarët se sipas tyre gjithçka po bën opozita jashtë parlamentit është thjesht një sulm ndaj të ardhmes së Shqipërisë.
“Nëse do te fitonte rruga e dhunës e zgjedhur nga Basha, Berisha dhe Kryemadhi, e sigurt është se Shqipëria do të humbte”
Më konkret është Taulant Balla, kur flet për goditjet ndaj reformës në drejtësi. Prandaj i ka ikur mandatit Lulzim Basha e prandaj nuk shkoi as në prokurori tha kreu i deputetëve socialistë.
“Është rasti i parë se si kryetari i opozitës pasi na paska lënë mandatin për hir të interesave të vendit dhe jo reformës në drejtësi, tregon qartë që nuk respekton detyrimin që ka çdo shtetas që në rast se thirret nga Prokuroria nuk mund të bësh dëngla. Basha i është fshehur drejtësisë”.
Ky hetim nuk po kryhet vetëm nga prokuroria e Shqipërisë, por dhe nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhe autoritetet e drejtësisë së Skocisë sqaron deputeti Taulant Balla i cili në këtë seancë plenare u shndërrua në zërin kryesor të mazhorancës që i dha përgjigje protestës së opozitës jashtë godinës së Parlamentit./abcnews.al

