Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në luftë me Legot/ Jason Brodsky: Regjimi iranian ka arritur t’i armatosë rrjetet sociale në Shqipëri për qëllimet e tyre

schedule20:38 - 10 Qershor, 2026

schedule 20:38 - 10 Qershor, 2026

Eksperti i sigurisë kibernetike, Jason Brodsky, deklaroi se regjimi iranian ka tentuar të zhvillojë operacione influence jo vetëm ndaj Shqipërisë, por edhe në raport me mediat perëndimore, duke fabrikuar histori dhe duke shpërndarë informacione në funksion të objektivave të tij.

Eksperti theksoi se lufta kundër dezinformimit kërkon një angazhim më të madh në monitorimin e rrjeteve sociale dhe identifikimin e burimeve nga ku shpërndahen këto përmbajtje.

Sipas Brodskyt, regjimi iranian ka arritur t’i përdorë rrjetet sociale si mjete të rëndësishme për operacionet e tij të ndikimit.



“Irani ka tentuar të bëjë diçka të tillë jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me mediat perëndimore; ka arritur të fabrikojë histori të ndryshme dhe ka operacione të tilla influence që shpërndajnë informacione të tilla.

Duhet bërë një punë e madhe për rrjetet sociale. Duhet të ketë një dialog mes qeverisë dhe rrjeteve sociale për të kuptuar se ku shpërndahen këto dezinformime. Regjimi iranian ka arritur t’i armatosë rrjetet sociale për qëllimet e tyre.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!