Ekspertja Juxhina Sotiri u shpreh se Shqipëria duhet të ndjekë një qasje të balancuar në një moment kur në diskutim janë çështje që lidhen si me interesat kombëtare, ashtu edhe me marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
Sipas Sotirit, përafrimi i legjislacionit me standardet e BE duhet të vlerësohet me kujdes në kontekstin aktual politik ndërkombëtar. Ajo argumentoi se ekzistojnë zhvillime dhe pakënaqësi të caktuara në raportet mes BE-së dhe presidentit Trump, të cilat, sipas saj, mund të ndikojnë edhe në vendimmarrje.
Ekspertja tha se vendosja e ishullit në qendër të projekteve të mëdha zhvillimore përbën një barrë që Shqipëria nuk mund ta përballojë lehtësisht në këtë moment. Sipas saj, kjo mund të ndikojë edhe në perceptimin e Bashkimit Europian ndaj vendit.
“Shqipëria, edhe pse ka qenë pro interesave të saj, në këtë moment kur diskutohet edhe BE-ja, do të duhej një qëndrim i balancuar. Në këtë moment e bën një target edhe një keqpërdorim nga BE. Përafrimi i legjislacionit me BE-në na bën dëm, sepse ka një pakënaqësi të BE-së ndaj Trump. Vendosja në tavë e Sazanit është një barrë për Shqipërinë që nuk mund ta marrë në këtë moment. Kjo mund të cenojë dhe minojë perspektivën e BE-së.
Një fortesë detare dhe tokësore, që u ruajt me fanatizëm për 45 vite, u ndërtua nga shqiptarët. Deri dje kishim forcat shqiptare që trajnoheshin, bënin ushtrime, ndërsa me një dekret të çuditshëm e nxjerrim nga plani i zhvillimit afatgjatë të forcave.”


