Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani luftë hibride ndaj Shqipërisë/ Eksperti: Video manipuluese destabilitet, institucionet në gatishmëri 24 orë

schedule21:30 - 10 Qershor, 2026

schedule 21:30 - 10 Qershor, 2026

Shqipëria po përballet me një valë të re të luftës hibride dhe dezinformimit nga ana e Iranit, i cili po shfrytëzon protestat qytetare kundër projektit të resortit në Zvërnec për të nxitur frymë antisemite dhe për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i sigurisë kibernetike, Egli Lilo, ka bërë me dije se institucionet shqiptare kanë qenë pre e sulmeve kibernetike që prej vitit 2022, ndërsa së fundmi po qarkullojnë video të manipuluara që synojnë destabilizimin dhe përhapjen e mesazheve keqdashëse ndaj shtetit tonë.

Sipas Lilos, autoritetet kompetente janë në komunikim të drejtpërdrejtë me kompanitë e mëdha teknologjike dhe po punojnë 24 orë pa ndërprerje për të garantuar stabilitetin kombëtar dhe për të zmbrapsur këto sulme.



Prej viti 2022 institucionet shqiptare kanë qenë prej e sulmeve kibernetike. Kanë dalë disa video që kanë shfrytëzuar situatën, këto video kanë për qëllim një dezinformim dhe kërkojnë që të japin një mesazh keqdashës kundër shtetit tonë.

Pra kemi të bëjmë me disa video që kanë të bëjnë me një mesazh të madh destabilizimi. Në fakt janë institucionet kompetentete që kanë komunikim të drejtpërdrejtë me kompanitë e mëdha, institucioni jonë është në punim 24 orë për të krijuar një stabilitet kombëtar”, tha eksperti Lilo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!