Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta hibride ndaj Shqipërisë/ Ekspertët: Irani po përdor Inteligjencën Artificiale për të goditur turizmin

schedule21:37 - 10 Qershor, 2026

schedule 21:37 - 10 Qershor, 2026

Shqipëria po përballet me një valë të re të luftës hibride dhe dezinformimit nga ana e Iranit, i cili po shfrytëzon protestat kundër projektit në Zvërnec për të nxitur frymë antisemite dhe për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit, pikërisht në prag të sezonit turistik.

Të ftuar në emisionin “War Report”, ekspertët e sigurisë kibernetike, Endri Lala dhe Egli Lilo, kanë bërë thirrje për një sensibilizim të vazhdueshëm të qytetarëve ndaj videove të animuara dhe atyre të krijuara me Inteligjencë Artificiale, të cilat synojnë të përhapin pasiguri tek pushuesit e huaj dhe të dëmtojnë turizmin vendas.

Ndërsa Lala tërhoqi vëmendjen se këto materiale manipuluese kërkojnë të krijojnë përshtypjen e rreme se Shqipëria nuk është një vend i sigurt, eksperti Lilo qetësoi opinionin publik duke deklaruar se situata mbetet nën kontroll të plotë dhe se strukturat e sigurisë janë në angazhim maksimal.



Endri Lala: Sensibilizmi i qytetarëve duhet të jetë i vazhdueshëm. Këto janë me qëllim destabilizimi. Shumë qytetarë mund të kuptojnë një video është me Inteligjencë Artificiale. Shumë video kanë si qëllim që të bëjnë video të animuara dhe kërkon që të dëmtojë pjesën qytetare. Ka një ndikim të turizmit, shumë qytetarë që nuk janë në Shqipëri mund të shikojnë videot dhe mund të mendojnë që nuk jemi një vend i sigurt.

Egli Lilo: Duke qenë se vendi ynë është një vend turistik, këta indikatorë po e shfrytëzojnë këtë gjë përpara sezonit turistik, për të krijuar një impakt pasigurie për pushuesit. Situata është në kontroll dhe ne jemi në angazhim maksimal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!