Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se protesta në Tiranë ka qenë paqësore dhe se policia ka treguar sjellje korrekte.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se sulmet në rrjetet sociale kanë pasur gjuhë urrejtje të jashtëzakonshme dhe përmes tyre u tentua destabilizimi.
“Janë dy realitete të ndryshme. E para, ka një protestë paqësore, nuk ka pasur ngjarje, edhe policia ka një sjellje shumë korrekte nga ana e saj. Nga ana tjetër, pas gardhit virtual, kur kalon dhe shikon rrjetet sociale, ka gjuhë urrejtje të jashtëzakonshme. Shënjestruar njerëz me dezinformacione sikur kanë thënë kështu, apo kanë thënë ashtu. I nxjerrin jashtë kontekstit, mundohen t’i intimidojnë, apo sulmojnë sa më shumë. Gjëra që nuk kanë ndodhur më përpara. Janë sulmuar mediat publikisht, janë kërcënuar drejtuesit e shumë emisioneve në Shqipëri. Kujt i shërbejnë këto, destabilizimit shoqëror? Nëse ka skenar nga dikush që është infiltruar aty, ta dinë që jemi vend i NATO-s”, theksoi ai./abcnews.al


