Një ish-ambasador britanik në Rusi ka thënë se nuk ka gjasa që Rusia të përdorë armë kimike në Ukrainë.
“Ajo që po dëgjoj është se nuk ka gjasa të ndodhë diçka e tillë sepse nëse keni trupa në terren, atëherë përdorimi i gazit mund të kthehet po aq lehtë kundër trupave tuaja sa edhe ndaj tyre,” tha ai.
“Kështu që unë dyshoj se rreziku i përdorimit të armëve kimike është aq i lartë sa kanë thënë njerëzit”.
Megjithatë ai pranon se Rusia është një vend që nuk njeh limite në përdorimin e armëve.
“Por nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ata janë shumë të pakufizuar në përdorimin e tyre të artilerisë, në përdorimin e raketave, në përdorimin e tyre të avionëve, për të shkatërruar plotësisht çdo gjë në rrugën e tyre – veçanërisht pasi ato janë ngadalësuar në mënyrë dramatike nga rezistencë shumë e guximshme ukrainase gjatë katër javëve të fundit”, tha ish-ambasadori britanik./abcnews.al/


