Uji u tërhoq më shumë se zakonisht, fenomeni që shkaktoi zbaticën nga veriu në jug të vendit

schedule16:56 - 22 Mars, 2022

schedule 16:56 - 22 Mars, 2022

Bashkërenditja e një sërë fenomenesh natyrore këtë mars ka bërë që deti në pjesë të ndryshme të vendit të tërhiqet më shumë se zakonisht gjatë zbaticës. Pamje të siguruara nga Shëngjini, Durrësi por edhe në Vlorë tregojnë se efekti i zbaticës këto ditë ka qenë më i madh seç ndodh zakonisht.

Në disa zona madje janë zbuluar krejtësisht “këmbët” mbajtëse të bizneseve që ndodhen në det. Shkak për këtë tërheqje të madhe të ujrave bëhet periudha e vitit në të cilin ndodhemi. Dy ditë më parë ishte ekuinoksi i pranverës i “kombinuar” me hënën e plotë.

Po ashtu, mesa duket, gjatë ekuinokseve dielli tërheq më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit për shkak të pozicionimin me ekuatorin.

Për pasojë sasia e ujit të tërhequr nga dielli është më e madhe. /abcnews.al/