Kryetari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë është dhunuar fizikisht në një restorant të Prishtinës. Në reagimin e tij, deputeti Sllobodan Petroviç ka fajësuar për ngjarjen partinë Lista Serbe, e cila sipas tij ka vepruar me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Është sulmuar fizikisht kryetari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Slobodan Petroviç në një restorant të Prishtinës. Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë të jetë sulmuar nga Milan Kostiç, ish-këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, anëtar i Listës Serbe. Petroviq ka thënë se sulmi vjen pas një fushate kundër tij nga Lista Serbe dhe kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Slobodan Petroviç, deputet i Kuvendit të Kosovës: “Personi që më sulmoi ishte këshilltar i Rikalos për një vit. Ai, në mënyrë të pandërprerë ka diskredituar partinë që unë udhëheq duke shkruar tekste të rrejshme. Kjo nuk i mjaftoi dhe i njëjti në mënyrë fizike ka kërcënuar njerëzit e veçanërisht ne zgjedhjet e fundit parlamentare, kur me një grup shokësh të tij çdo ditë ka shëtitur në territor të Graçanicës dhe i ka kërcënuar ata që kanë lidhje me Partinë e Pavarur Liberale Serbe”.
Petroviçi dyshon se hapi i radhës për sulm ndaj tij, mund të jetë edhe bomba. Ai i ka dërguar një letër të hapur presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciç ku ka përmendur edhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit që sipas tij ka ndodhur për çështje të njëjta. Ndërsa Lista Serbe nuk ka vonuar duke dërguar një një komunikate për media ku fajëson Petroviçin, për sulm ndaj anëtarit të Listës, Milan Kostiç gjë të cilën Petroviç e ka quajtur gënjeshtër.
Sulmin nga Petroviçit e ka dënuar presidenti Hashim Thaçi. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Nuk është hera e parë që anëtarë të Listës Serbe akuzohen për sulme ndaj anëtarëve të partive rivale serbe në Kosovë. Madje nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiç është njëri ndër personat e dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit një vit më parë./abcnews.al