Barcelona ka fituar thellë me rezultatin 0-4 ndaj Real Madrid në këtë El Clasico, e cila u luajt në “Santiago Bernabeu”.
Katalanasit hapën serinë e golave me anë të Aubameyang në minutën e 29-të. Dembele shpërtheu në krahun e djathtë duke dërguar një krosim të bukur në drejtim të ish-lojtarit të Arsenalit.
Dominimi total i pjesës së parë nga Barça solli edhe golin e dytë në minutën e 38-të me anë të Araujo, ku protagonist ishte përsëri Dembele me një asistim perfekt.
Në pjesën e dytë mendohej se Real Madrid do të reagonte por rezultoi komplet e kundërta. Në minutën e 47-të me një “Tiki Taka”, Ferran Torres shënon golin e tretë.
Pa mbaruar festimi i golit të tretë, Aubameyang shënon edhe golin e katërt në minutën e 53-të duke dërguar topin sipër portierit belg.
Real Madrid ishte i inekzistent përballë një Barcelone të fuqishme të cilën Xavi e ka rikthyer të përdorë një lojë të përkryer.
Blaugranat tashmë renditet në vendin e tretë me 54 pikë, ku fitorja e mbrëmjes së sotme është e 5-ta rresht në La Liga.
/abcnews.al