Një 23-vjeçar nga Kurbini ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me automjet tip Benz të blinduar në të cilin mbante armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak .
Mësohet se i riu është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë person me precedent precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent kriminal po qarkullonte me armë zjarri në një automjet të blinduar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Blindi’. Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe kanë vënë në pranga drejtuesin e tij, shtetasin K. V., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje
./abcnews.al/