Forcat ushtarake të Vladimir Putin kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë.
Forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga shtëpitë Në spitalin numër dy të portit detar, së bashku me 100 mjekë dhe pacientë që ishin brenda dhe po refuzojnë t’i lënë ata të largohen, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.
Terrori erdhi si përgjigje ndaj evakuimit të furishëm diku tjetër në Mariupol, me rreth 20,000 njerëz që u larguan nga qyteti i rrethuar përgjatë një korridori humanitar, të cilat pretendohet se janë kalime të sigurta që lejojnë civilët të ikin nga Ukraina.
Mes ditëve të bombardimeve të pamëshirshme, një eksod masiv i civilëve me të paktën 4,000 makina u largua nga porti detar. Megjithatë, shumë të tjerë përfunduan në Rusi – pasi udhëtuan drejt lindjes përmes korridorit humanitar të Kremlinit, në rajonin e Rostovit. Nuk dihet se sa ukrainas morën këtë rrugë.
Por ndërsa familjet nxituan të arratiseshin, pati skena të dëshpëruara në spitalet e Mariupolit, të cilat vazhdojnë të jenë nën sulmin e forcave të Putinit. Në spitalin numër tre të qytetit, një foto mallëngjyese tregonte fëmijë të vegjël të lindur para kohe që kishin mbetur pa prindër.
Dhe në spitalin numër dy, i njohur gjithashtu si spitali i kujdesit intensiv, trupat ruse po përdorin njerëzit si mburoja tha Kyryklenko: “Është e pamundur të largohesh nga spitali, ata po qëllojnë fort”.
Lexo të gjitha zhvillimet minutë pas minute
17:45- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Rusisë: Ndalo menjëherë sulmin në Ukrainë!
Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kanë urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionet ushtarake në Ukrainë.
Ata thonë se Rusia duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të sigurojë që çdo njësi ushtarake apo popull i mbështetur ose i kontrolluar prej saj të mos marrë asnjë hap për të çuar më tej operacionin ushtarak.
Të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij, raporton BBC.
17:05- Vrasja e gazetarëve nga rusët në Ukrainë, reagon ashpër SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë krime lufte vrasjen e gazetarëve në luftën në Ukrainë nga forcat ruse.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinke, ka reaguar ashpër pas vrasjes së dy gazetarëve në Ukrainë nga ana e ushtrisë ruse, ndërsa raportonin lajmet.
Blinken deklaroi se SHBA po e ndjek me shumë vëmendje situatën, duke konsideruar vrasjen e gazetarëve dhe të civilëve si krim lufte.
17:02- Zyrtarët e NATO-s: Rusia nuk do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë
Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë deri më tani. Sipas tyre, “ndoshta këto qëllime nuk do të arrihen deri në fund”. Por ata shtuan se forcat ruse kanë ende kapacitet për të bërë shumë dëme, shkruan BBC.
Zyrtarët e mbrojtjes thanë se ndërsa forcat ruse kishin arritur përfitime në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ata ende nuk kishin arritur të rrethonin Kievin, ndërkohë që Rusia priste ta bënte brenda disa ditësh. Një sulm i pritshëm amfib rus në jug pranë Odessa-s gjithashtu, deri më tani, nuk është realizuar, ndonëse pritej.
Zyrtarët e NATO-s besojnë se plani origjinal ushtarak i Rusisë përfshinte marrjen e të gjithë bregut të Detit të Zi të Ukrainës, deri në Moldavi. Ata vlerësuan se forca pushtuese e Rusisë po vuante nga mungesa e karburantit dhe ushqimit, si dhe ka shumë humbje. Zyrtarët theksojnë se presidenti Putin po kërkon tashmë përforcime.
16:41- Në Vlorë për t’i shpëtuar luftës, familja nga Kievi rikthen pas pushimeve
Ivan Shevcenko është një nga ukrainasit e shumë i detyruar të braktisë vendin e tij për shkak të luftës. Ai ka gjetur një shtëpi të dytë për të dhe familjen e tij në Vlorë. Ata mbërritën në vendin tonë në datën 10 mars, pas telefonatës së një miku Vlorë, në të cilin kishin kaluar pushimet e verë e shkuar.
Pronari i hotelit i tha se mund të qëndrojë në hotelin e tij pa pagesë deri sa lufta të përfundojë. I riu tregon se rruga për në Shqipëri ishte e gjatë dhe e mundimshme.
Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e armatosura, sipas burimeve nga tre persona të përfshirë në negociata.
Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet.
Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një diskutim mbi pushtimin e shteteve baltike, ndërsa nga ana tjetër NATO po forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.
Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte pjesë të Suedisë neutrale.
Mijëra trupa të NATO-s po stërviten së fundmi pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.
Pasi fituan pavarësinë e tyre kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.
15:16- Fjalimi i Zelenskyy-t, reagon Putin: Perëndimi kërkon të “asgjësojë” Rusinë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pas fjalimit të mbajtur virtualisht më herët nga homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kongresin Amerikan.
Në fjalimin e tij, sipas raportimeve, Putin nuk e ka përmendur fjalën e mbajtur nga Zelenskyy, por është kthyer nga Perëndimi duke e akuzuar se ka synime gjeopolitike që nuk përfshijnë një “Rusi të fortë dhe të pavarur.”
Sipas tij, Perëndimi është duke u përpjekur që ta “asgjësojë” Rusinë.
14:45- Zelensky mbyll fjalimin me një thirrje drejtuar Biden-it: Bëhuni udhëheqës i paqes
Presidenti ukrainas Zelensky e ka mbyllur fjalimin me një kërkesë drejtuar Presidentit Biden, shkruan BBC.
“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Por varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë.”
“I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë do të thotë të jesh trim dhe i gatshëm të luftosh për jetën e qytetarëve të vendit dhe qytetarëve të botës,” vazhdon Zelensky.
14:11 – Zelensky para Kongresit Amerikan: Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është duke mbajtur një fjalim virtual në Kongresin amerikan. Ai po u thotë politikanëve amerikanë që të kujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit kur mendojnë për Ukrainën.
Duke folur në gjuhën ukrainase, Zelensky e nisi fjalimin para Kongresit duke thënë se tani është koha që po vendose fati i Ukrainës, nëse populli ukrainas do të jetë i lirë apo jo, shkruan abcnews.al.
“Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë… Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Vlerat themelore njerëzore”, ka thënë Zelensky para Kongresit.
14:00 – VIDEO/ Po prisnin për bukë, rusët vrasin 10 civilë në Ukrainë
Sot është shënuar dita e 21-të e luftës Rusi-Ukrainë. Kievi është zgjuar nga shpërthime të shumta, ndërkohë që shumica po nxitojnë të marrin ushqime pasi raftet e supermarketeve në Ukrainë kanë nisur të boshatisen.
???? | CONFLICTO UCRANIA-RUSIA
Soldados abrieron fuego en la ciudad de #Chernihiv contra un grupo de personas que hacían fila en un comercio para recibir pan.
Corresponsales hablan de 10 personas muertas. #Rusia #Ucrania#RusiaUcraniaOTAN #RussiaUkraineConflict pic.twitter.com/xfTQo6h78x
— ????? ????? (@Mario_Moray) March 16, 2022
Ndërkohë, sipas një deklarate të SHBA-së në Kiev, forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 10 persona të cilët po prisnin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
“Sot, forcat ruse qëlluan për vdekje 10 persona që po prisnin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme që Rusia të mbajë përgjegjsi për çdo krim mizor në Ukrainë“.
Gjithashtu, në qytete si Mariupoli i cili prej ditësh është bërë shënjestër e bombardimeve ruse njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë ujë dhe ushqimet bazike për të mbijetuar. Ndërsa në Kiev vlerësohet se rezervat ushqimore mund të zgjasin vetëm dy javë, nëse kryeqyteti sulmohet në shkallë të gjerë nga forcat ruse.
12:40 – “Strela-t” e famshme drejt Ukrainës, një dhimbje koke më shumë për gjeneralët e Putinit: Dhuruesi mbetet sekret
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t’i kërkojë Kongresit ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin e tij, SHBA dhe aleatët e NATO-s po dërgojnë tashmë disa sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, këto sisteme shtesë përfshijnë sistemet e mbrojtjes ajrore mobile të epokës sovjetike SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14 ose siç njihen ndryshe, “Strela”.
Sipas CNN, këto sisteme kanë një rreze më të vogël se sa sistemi S-300, të cilin Ukraina e ka kërkuar. Megjithatë, ato janë më të fuqishme se raketat “Stinger”, duke i dhënë atyre aftësinë për të goditur edhe raketat ruse që lëshohen mbi baza ushtarake apo qytete.
Sistemet janë marrë nga vendet partnere të NATO-s pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe janë rrugës për të shkaur në Ukrainë, sipas këtij zyrtari të lartë amerikan. Nuk ka ende detaje se cili është shteti që ka ofruar raketa të tilla për Ukrainën dhe nëse ka një marrëveshje me NATO-n për t’i zëvendësuar ato me prodhime perëndimore.
12:24 – Çekia mbledh mbi 30 milionë dollarë për të blerë armë për Ukrainën
Çekia ka mbledhur mbi 30 milionë dollarë për të mbështetur me armë Ukrainën, në luftën që Rusia i ka shpallur që prej 24 shkurtit.
Paratë e mbledhura nga qeveria çeke do të përdoren për të blerë armë dhe furnizime të tjera ushtarake që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten nga pushtimi rus, sipas një deklarate nga Ministria Çeke e Mbrojtjes.
Qeveria çeke tha se ka vënë në dispozicion furnizime ushtarake me vlerë 185 milionë dollarë që mund të blihen me paratë nga fushata e financimit të çekëve.
“Armët, pajisjet ushtarake dhe municionet që nevojiten urgjentisht nga ushtria ukrainase dhe Forca e Mbrojtjes Territoriale për të mbushur rezervat e varfëruara janë pjesë e ofertës”, tha ministria
12:20 – Forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas dhe zëvëndësin e tij
Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet-port në rajonin e Kherson të Ukrainës dhe zëvëndësi i tij janë rrëmbyer nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, shkruan skynews
Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme. Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin e Kherson tani. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se janë rrëmbyer që nga fillimi i luftës.
Russian invaders continue to abduct democratically elected local leaders in Ukraine. Mayor of Skadovsk Oleksandr Yakovlyev and his deputy Yurii Palyukh abducted today. States & international organizations must demand Russia to immediately release all abducted Ukrainian officials! pic.twitter.com/bmaAuurx9h
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 16, 2022
Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer.
12:04 – BBC: Biden do të dërgojë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë
Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën, raporton BBC.
Lëvizja vjen përpara fjalimit të sotëm të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin amerikan.
Paketa e masave pritet të përfshijë raketa antitank dhe për të plotësuar furnizimin e Ukrainës me raketa perëndimore anti-blind etj.
Disa media amerikane kanë raportuar gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po konsideron t’i sigurojë ushtrisë ukrainase dronë të quajtur Switchblades, të cilët mund të përdoren për të synuar armaturën dhe trupat ruse.
11:01 – SHBA-të gati të çojnë dronët vrasës në Ukrainë
Shtete e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë t’i çojnë Ukrainës dronë vrasës të prodhuar në Amerikë.
NBC News shkruan se dronët që SHBA mendon t’i çojë Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të lëshojnë raketa me teknologjinë më të fundit, të cilat do qëllojnë me saktësi pozicionet e artilerisë ruse në distanca të mëdha.
Lajmi është bërë i ditur nga sy zyrtarë të administratës se presidenti amerikan, Joe Biden.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se bëhet fjalë për “raketa bredhëse” të mbushura me eksplozivë, të quajtura Switchblades, si pjesë e një pakete të re të ndihmës ushtarake që presidenti Joe Biden pritet të diskutojë sot.
10:30-Afër marrëveshjes, Ukraina ndryshon pozicionet e luftës, këshilltari i Zelenskyt: Po i shkatërrojmë rusët
Kundërsulmi i nisur nga Ukraina ndaj forcave Ruse si duket po ndryshon pozicionet e luftës, në një kohë që palët thonë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje. Mykhailo Podoliak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kundërsulmi i Ukrainës ndaj Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”. Forcat ajrore të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Këto janë pretendimet e palës ukrainase.
10:17-Lufta, Lavrov: Do përcaktojë rendin botëror, ka shpresë për kompromis me Ukrainën
Lufta e nisur nga Rusia prej 24 shkurtit në Ukrainë, në momentin që është, do të përcaktojë një rend të ri botëror. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Lavrov komentoi gjithashtu bisedimet e vazhdueshme të paqes me Ukrainën, duke thënë se negociatat nuk janë të lehta, por ka shpresa për kompromis. Ai tha se disa formulime marrëveshjesh janë afër arritjes. Megjithatë, ai i tha gazetës RBC se ka edhe çështje të tjera me rëndësi që po diskutohen ende, duke përfshirë përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë dhe “lirinë e fjalës”, raporton Reuters.
10:01 – Forcat e armatosura ukrainase nisin kundërsulmin ndaj ushtrisë ruse
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur kundërsulm në disa zona operacionale ndaj trupave ruse. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, shkruan BBC.
Podolyak ka përshëndetur kundërsulmin ndaj Rusisë dhe thotë se kundërofensiva e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”.
BBC raporton se forcat ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
09:47-Sekretarja britanike: Rusia po përdor armë ekstreme në luftë, Putin një kërcënim për sigurinë globale
Përdorimi i armëve gjithnjë e më ekstreme nga ana e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë po e përkeqëson situatën e luftës. E pyetur për situatën në Kiev, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se është “shumë, shumë, shumë e vështirë”. Në një intervistë me BBC Breakfast, ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të mbështetur Ukrainën.
09:40 – Si do të nisë Lufta e Tretë Botërore
Data e zakonshme e dhënë për fillimin e Luftës së Dytë Botërore është 1 shtatori 1939, kur Hitleri pushtoi Poloninë pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop. Por kjo ishte vetëm një në një seri ngjarjesh që në atë kohë mund të dukeshin të shkëputura.
Midis tyre: Pushtimi japonez i Mançurisë në 1931. Pushtimi italian i Abisinisë në 1935. Rimilitarizimi i Rheinlandit në 1936 dhe Lufta Civile Spanjolle, e cila filloi në të njëjtin vit. Bashkimi me Austrinë dhe kriza e Sudeteve në 1938. Pushtimi sovjetik i Polonisë javë pas atij gjerman dhe pushtimet në perëndim të Gjermanisë vitin e ardhshëm. Operacioni Barbarossa dhe Pearl Harbor në 1941.
Çështja është se Lufta e Dytë Botërore filloi deri sa u mblodhën një mori gjërash, si uji që ngrihet derisa të çajë një digë. Ne, gjithashtu, kemi jetuar për vite kur janë rritur, megjithëse u desh pushtimi i Ukrainës nga Rusia që pjesa më e madhe e botës ta vinte re.
Lexojeni të plotë KËTU
09:30 – Ish-shefi i CIA-s paralajmëron luftë me Rusinë
Ish-shefi i CIA-s dhe ish-sekretar amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta ka paralajmëruar se konflikti me Moskën mund të çojë në luftën Rusi-Perëndim.
Sipas tij, mjafton një raketë e lëshuar pa dashje që të çojë Perëndimin dhe Rusinë në një luftë katastrofike, shkruan Spiegel.
Sot lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 21 të betejës, me forcat ushtarake ruse që kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë.
09:20 – Çfarë janë bombat molotov dhe pse po përdoren në Ukrainë?
Bombat molotov janë një armë e thjeshtë që zakonisht prodhohen duke vendosur një material që merr flakë, si për shembull një leckë në një shishe që përmban lëndë djegëse, zakonisht alkool ose benzinë.
Më pas ajo ndizet dhe shishja hidhet. Koktejet molotov u përdorën për herë të parë nga partizanët nacionalistë gjatë Luftës Civile Spanjolle, kur u hodhën në tanket e qeverisë së Frankos, sipas National Geographic.
Më pas ato morën emrin koktej Molotov, në vitin 1939, duke iu referuar Ministrit të Jashtëm Sovjetik Vyacheslav Molotov, pasi ai pretendoi se avionët sovjetikë që po pushtonin Finlandën po shpërndanin ushqime dhe jo bomba.
Lexojeni të plotë KËTU
09:10 – Elon Musk sfidoi Putin në duel, i përgjigjet lideri çeçen: bëhu burrë, kam një ofertë për ty
Polemika mes Elon Musk dhe Vladimir Putin duket se po merr përmasa që – për momentin – duken të paktën komike.
Biznesmeni miliarder amerikan provokoi presidentin rus në një “duel” dhe tani ka një reagim nga pala “ruse”. Në këtë histori është përfshirë edhe Ramzan Kadyrov , njeriu i parë i Çeçenisë, republikës konservatore të Kaukazit të copëtuar nga dy konflikte separatiste në fund të viteve 1990. Ai doli … përpara Putinit.
Kadyrov postoi në Telegram për të paralajmëruar kreun e SpaceX, Elon Musk.
“Mos e krahasoni fuqinë tuaj me atë të Putinit . Ju jeni në dy kategori krejtësisht të ndryshme.” u shpreh ai.
Komandanti çeçen tha se presidenti rus “do të godiste një kundërshtar shumë më të dobët nëse dueli do ndodhte” .
Megjithatë, ai nuk u ndal me kaq, lideri çeçen vazhdoi duke thënë se Musk-ut do t’i duhej të … frynte muskujt për t’u kthyer nga Elona në Elonin e dhunshëm që duhet të jetë për të luftuar Putinin. Më vonë ai renditi në mënyrë sarkastike akademitë e trajnimit në Republikën çeçene ku Musk mund t’i nënshtrohej stërvitjes me armë zjarri dhe trajnimeve luftarake .
“Ai do të kthehet nga Republika Çeçene si një person krejtësisht tjetër, Elona, domethënë Elon”, tha Kadyrov, duke i dhënë fund sulmit të tij ndaj shefit të Teslës.
Nga lufta e aligatorëve te lufta e armatosur, Kadyrov është parë shpesh duke pozuar me armë dhe uniforma ushtarake. Ky është njeriu që ka deklaruar se: “Këdo që duhej të vrisja tashmë e kam vrarë. Dhe unë do të vras deri në fund. Do të vras sa të jem gjallë… »
Kushdo që i qëndron përballë, zakonisht vritet ose zhduket. Ai sundon Çeçeninë, duke pasur në krah njësitë e famshme paraushtarake, të njohura edhe si “Kandirotsky”. Janë ata që vendosin rendin në emër të tij, duke mbrojtur regjimin e tij dhe duke mbjellë frikë e terror.
08:20 – Pamjet të rënda, video kap momentin kur raketat ruse godasin pallatin e banuar
Kievi dhe qytetet e tjera të mëdha të Ukrainës janë nën rrethim, me rusët që kanë ngecur për shkak të rezistencës ukrainase. Rusët tashmë kanë bombarduar pa dallim edhe ndërtesat e banuara.
Tani bombardimi i kryeqytetit të Ukrainës duket se po bëhet më sistematik dhe po i afrohet qendrës së qytetit. Dje u synuan apartamente, një stacion metroje dhe vende të tjera publike. Duke folur gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpërthimet goditën katër ndërtesa të larta dhe vranë dhjetëra njerëz të pafajshëm. /abcnews.al/
There were at least two Russian strikes in Kyiv this morning. https://t.co/k3NhZMOQve pic.twitter.com/JIBpEYK9Fv
— Rob Lee (@RALee85) March 16, 2022
07:56-U çoi letër ngushëllimi, familja e gazetarit amerikan të vrarë i përgjigjet Zelenskyt: Jemi me ju
Gazetari amerikan Brent Renaud u vra në Ukrainë gjatë fundjavës nga forcat ruse teksa kishte shkuar për të raportuar mbi luftën e egër. Pas vdekjes së tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i shkroi një letër ngushëllimi familjes së tij dhe vlerësoi “përkushtimin e tij ndaj vlerave të dhembshurisë, etikës dhe drejtësisë”.
07:53- Elita intelektuale po braktis me shpejtësi Rusinë e Putinit, qindra mijëra të larguar në 2 javë
Nuk dihet me saktësi se sa njerëz janë larguar nga Rusia gjatë 2 javëve të fundit, por për një gjë nuk ka dyshim:po flasim për qindra mijëra njerëz. Ky është ndoshta eksodi më pak i dukshëm në histori. Ndërsa e gjithë bota po sheh me tmerr luftën në Ukrainë, në Rusi ka filluar një eksod masiv i gazetarëve, artistëve, aktorëve dhe ekspertëve të teknologjisë.
Sipas vlerësimeve të përafërta nga autoritetet gjeorgjiane, 20.000-25.000 rusë janë zhvendosur në Tbilisi që nga fillimi i luftës. Tbilisi ka qenë gjithnjë një qytet i njohur nga rusët për ushqimin e shijshëm, verën e mirë dhe njerëzit mikpritës. Por tani aty ka shumë rusë.
Fluksi i emigrantëve po shqetëson shumë njerëz në Gjeorgji. Disa banorë në Tbilisi kanë filluar të mbledhin firmat për një peticion, për të vendosur kritere për vizat që jepen për qytetarët rusë. Edhe sjellja e autoriteteve ka qenë kontradiktore:Nga njëra anë, Gjeorgjia ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lexojeni të PLOTË
07:51-Ukrainasja rrëfen tmerrin: Luftën e kisha parë vetëm në filma, tani po përjetoj vetë
Një raketë e hedhur nga forcat ruse i ka shkatërruar ballkonin e shtëpisë dhe disa orendit brenda saj. Sipas BBC, ajo është shprehur se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që ka parë raketat duke “fluturuar në qiell”. “U largova nga dritarja dhe më pas bum. Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita.“- tha ajo.
07:45-Ukrainasit “thyejnë në mes” armikun, pamje të helikopterëve rusë të shkatërruar
Rezistenca e ukrainasve është parë që në ditën e parë të luftës. Këto imazhe tregojnë një numër helikopterësh rusë të shkatërruar në aeroportin e kapur Kherson. Forcat ruse morën qytetin e Khersonit në fillim të pushtimit. Qyteti jugor është një port i rëndësishëm në Detin e Zi. Inteligjenca britanike ka deklaruar.
07:35-Bombardimet nuk ndalen, rusët i afrohen qendrës së Kievit
Rusët po i afrohen qendrës së Kievit. Bombardimet e kryeqytetit duket se po bëhen më intensive dhe forcat ruse po afrohen më pranë qendrës, duke synuar dje apartamente, një stacion nëntokësor dhe vende të tjera civile. Në një fjalim gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se breshëritë goditën katër ndërtesa shumëkatëshe dhe vranë dhjetëra persona.
07:29-Lufta Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur orët e fundit: Shpresat te negociatat, bombardimet vijojnë
Sirenat ajrore kanë rënë në disa qytete ndërsa Ukraina zgjohet në ditën e 21 të luftës. -Raundi i katërt i negociatave të paqes ka bërë disa përparime. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet kanë filluar të “duken më realiste”. -Ajo vjen pasi tre liderë evropianë, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, rrezikuan një udhëtim me tren në Kiev për t’u takuar me Zelensky dhe për të treguar mbështetje. -“Ju nuk jeni vetëm. Lufta juaj është lufta jonë”, i tha kryeministri i Sllovenisë popullit ukrainas. -Kievi ka hyrë në një shtetrrethimi 35-orësh pasi kryeqyteti mbetet një objektiv për granatimet e rënda – me sulmet ajrore që vranë të paktën pesë persona dje. -Ndërkohë, në qytetin jugor të Mariupolit, trupat ruse po mbajnë peng 400 mjekë dhe pacientë, tha kryebashkiaku lokal.
/abcnews.al