Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik nuk janë angazhim qytetar”, Ambasada Amerikane: Thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi!

schedule23:03 - 17 Tetor, 2026

schedule 23:03 - 17 Tetor, 2026

TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas protestës së zhvilluar në vend, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, duke theksuar se dhuna dhe dëmtimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.

Gjithashtu, përfaqësia diplomatike amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi, duke nënvizuar rëndësinë e shmangies së akteve të dhunshme gjatë protestave.



Apeli vjen pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Shqipëri, ku protestuesit dhe efektivët e Policisë u përballën mes tyre.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, apelon Ambasada Amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!