Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia arreston një shtetas suedez, dyshohet se planifikonte sulme ndaj instalimeve ushtarake

schedule10:53 - 15 Tetor, 2026

schedule 10:53 - 15 Tetor, 2026

Autoritetet ruse kanë njoftuar arrestimin e një shtetasi suedez, i akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përgatitjen e sulmeve dhe akteve të sabotimit ndaj instalimeve ushtarake.

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), burri u ndalua në rajonin e Pskovit, në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Letoninë.

Sipas FSB-së, i dyshuari kishte hyrë në territorin rus me synimin për të kryer sulme dhe akte sabotimi kundër objekteve ushtarake.



Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rastin, ndërsa pretendimet për qëllimet e të arrestuarit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!