Analisti Roland Bejko ka komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur kundër akteve të dhunës, të cilët janë regjistruar në bulevard kundër Policisë dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Bejko theksoi se dhuna nuk është e pranueshme, por shtoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, madje edhe përmes bllokimeve, për sa kohë që këto veprime nuk shoqërohen me dëme.
Duke komentuar përgjegjësinë e klasës politike, ai tha se të dyja palëve ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri. Në përfundim, Bejko u bëri thirrje partive politike të distancohen nga dhuna.
“ Protesta e dhunshme nuk janë në traditën tonë, Jam për protestë masive, Jam për bllokime, por pa dëme. E favorizon arroganca qeveritare dhe arroganca opozitare të cilët e kanë vrarë demokracinë në Shqipëri, ai në opozitë e ka kapur opozitën me mjete të dhunshme dhe ka vrarë shpresën e qytetarëve.
Ky tjetri katër mandat, edhe sikur të kishte qeverisë në mënyrë të shkëlqyer do iu ishte mërzitur. Partitë politike duhet të distancohen nga dhuna, sepse dhuna nuk është atribut i partive politike”, tha ai.


