“Strela-t” e famshme drejt Ukrainës, një dhimbje koke më shumë për gjeneralët e Putinit: Dhuruesi mbetet sekret

schedule13:49 - 16 Mars, 2022

schedule 13:49 - 16 Mars, 2022

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t’i kërkojë Kongresit ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin e tij, SHBA dhe aleatët e NATO-s po dërgojnë tashmë disa sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, këto sisteme shtesë përfshijnë sistemet e mbrojtjes ajrore mobile të epokës sovjetike SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14 ose siç njihen ndryshe, “Strela”.

Sipas CNN, këto sisteme kanë një rreze më të vogël se sa sistemi S-300, të cilin Ukraina e ka kërkuar. Megjithatë, ato janë më të fuqishme se raketat “Stinger”, duke i dhënë atyre aftësinë për të goditur edhe raketat ruse që lëshohen mbi baza ushtarake apo qytete.

Sistemet janë marrë nga vendet partnere të NATO-s pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe janë rrugës për të shkaur në Ukrainë, sipas këtij zyrtari të lartë amerikan. Nuk ka ende detaje se cili është shteti që ka ofruar raketa të tilla për Ukrainën dhe nëse ka një marrëveshje me NATO-n për t’i zëvendësuar ato me prodhime perëndimore. /abcnews.al