Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Këto janë grupe barbare”, Petraj: SPAK të hetojë organizatorët e protestës së dhunshme

schedule22:41 - 17 Tetor, 2026

schedule 22:41 - 17 Tetor, 2026

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Breaking News” u shpreh se ajo që po ndodh në Tiranë nuk ëhstë proetstë studentore.

Ai theksoi se SPAK duhet të fillojë hetime për të gjithë ata perona, të cilët nxisin dhunë dhe akte agresive.

“Këto janë grupe barbare. Struktura e Posaçme duhet të fillojë hetim direkt, të marrë në skenar të gjitha ata pedagogë, të cilët janë shfaqur hapur dhe kanë bëri thirrje për mbështetje te këtij kaosi.



Këta vetëm pedagogë nuk janë. Kryetarët e paritive të vogla duhen të merren në hetim, që nga Shehaj dhe me radhë dhe të nxjerrë të gjithë organizatorët e kësaj zallamahie, sepse kjo vetëm protestë nuk është”, tha ai.

Ai e konsideroi të paprecedentë veprimin e protestuesve, të cilët i vunë flakën godinës së Gjykatës së Lartë. Sipas tij, ky është një cenim i rendit kushtetues.

“Si mund t’i vihet flaka Gjykatës së Lartë. Ky është një kaosi i paprecedentë. Të gjithë të hetohen. Ky është cenim i rendit kushtetutës.

Kjo është thirrje për luftë.

Nga fillimi në fund ka qenë grupi i zjarrit , i cili merrte pjesë në protestat e Partisë Demokratike. Kjo protestë është vandalësh, rrugaçësh dhe huliganësh dhe kush e mbështet këtë nuk është normal nga trutë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!