Vjen pranvera, temperaturat 16 gradë: Moti bën kthesë të premten, rikthehet shiu e dëbora

schedule08:59 - 14 Mars, 2022

schedule 08:59 - 14 Mars, 2022

Po vjen pranvera! Kjo ditë do të jetë e ngrohtë, pasi temperaturat pritet që të shkojnë deri në 14 gradë. Meteorologia Lajda Porja u shpreh se nga dita e martë deri të premten do të kemi rritje të temperaturave që shkojnë deri në 16 gradë.

Qarkullimi i masave me origjinë nga verilindja e Europës kanë krijuar ndikimin e tyre në Shqipëri dhe në rajon duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë. Megjithëse një ditë vere sot mëngjesi shënon -6 gradë në Peshkopi. Vlerat maksimale parashikohet që të ngjiten deri në 13 apo 14 gradë.  Nga dita e martë deri të premten do të kemi  rritje të lehtë dhe graduale duke rikthyer temperaturat e pranverës termometri ngjitet deri në 16 gradë”, tha ajo.

Moti do të bëjë kthesë pas të premtes. Porja tha se do të rikthehen reshjet e dëborë dhe të shiut.

“Sa i përket reshjeve deri të premten moti do jetë i kthjellët dhe pa reshje. E premtja do risjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu, si dhe reshje dëbore në zonat malore. Zonat malore do mbeten në vlerën -2 gradë apo -3 gradë. Reshjet e dëborës do jenë edhe të shtunën dhe shumë pak ditën e diel. Era do jetë e lehtë dhe mesatare, gjatë javës pritet një fuqizim i ndjeshëm i saj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!