Kapet Blendo “Edison” Alikaj i fshehur në Tiranë

schedule16:14 - 26 Nëntor, 2017

schedule 16:14 - 26 Nëntor, 2017

Një autor i akuzuar për plagosje të trefishtë në Vlorë është kapur në Tiranë. Ai është Blendo Alikaj 32 vjeç dhe akuzohet për një ngjarje në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Ai u gjet i fshehur në një lokal në vendin e quajtur ”Unaza e Re” në Astir, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistoletë, 1 palë dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë. Alikaj akuzohet edhe për një ngjarje në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës ku së bashku me një person tjetër ka qëlluar me automatik. Kurse në vendin e qujatur ”Jonufër” së bashku me tre persona të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër person për dhënien e një shume të caktuar lekësh./abcnews.al

https://youtu.be/R4jK7UPKqvU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!