Rey Manaj ishte autori i golit të dytë të shënuar për skuadrën e Spezias në sfidën kundër Cagliarit, me sfidë, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-0.
Sulmuesi shqiptarë arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm 6 minuta pasi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitoreje, Rey Manaj foli edhe për golin e shënuar, ndërsa për “DAZN” theksoi se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën.
“Ishte një ndeshje që e prisnim me padurim. Vinim nga 4 humbje radhazi dhe ishte shumë e rëndësishme që të merrnim pikë. Ishte një sfidë që vlente 9 pikë, por tani duhet të jemi të përqendruar për sfidën e ardhshme. Skuadra bëri një ndeshje pozitive, gjetëm rrjetën dhe morëm 3 pikë. Duam ta arrijmë objektivin për të qëndruar në Serinë A.
Duhet t’u jemi mirënjohës tifozëve që na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi humbur ndeshjet. Ne japim 100% në fushën e lojës për ta. Duhet të shohim ecurinë e Specias dhe nuk na interesojnë aspak skuadrat e tjera”, u shpreh Manaj. /f.a/abcnews.al