E veshur me kapelë dhe shall, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ditën e dytë të qëndrimit të saj në Republikën e Kosovës, bashkë me kryeministrin Kurti kanë bërë përurimin e parkut të ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.
Gazetari gjerman i ARD-së, Kai Kusestener, i cili ka qenë në këtë ngjarje, ka publikuar një fotografi, ku Baerbock dhe Kurti shihen të mërdhirë diku lartë në Bajgorë afër parkut të erës.
Einweihung eines Windparks im #Kosovo bei -10 Grad und Schneetreiben. „Nächstes Mal eröffnen wir einen Solar-Panel-Park im Sommer“, meint AM #Baerbock #Balkan pic.twitter.com/zasR0R7V7C
— Kai Kuestner (@KuestnerK) March 11, 2022
“Përurimi i parkut të erës në Kosovë. -10 gradë dhe bora që po bie. “Herën tjetër do të hapim një park me panele solare në verë” ka thënë ministrja e Jashtme”, ka shkruar Kuestener./Express