Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit u ndal sërish tek hetimi për Inceneratorët, duke thënë se Komisioni Hetimor nxori në pah vjedhjen e 430 milion eurove.
Sipas Bashës brenda 8 orësh qeveria ka miratuar 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët. Sipas Bashës kauza e opozitës ishte e drejtë dhe u deshën 6 vite për tu vërtetuar.
“Fakti që pjesa socialiste në komision u përpoq të mbulonte të vërtetën është evidente. Kauza jonë ishte e drejtë. U deshën 6 vjet sulme dhe censurë. Në konferenca për shtyp, se nuk guxonin të dilni të vërtetat.”
Më tej kreu i PD-së ka shtuar se PD do të vijojë të këmbëngulë derisa SPAK të flasë për këtë aferë.
“Këmbëngulja jonë do shkojë deri ën fund. Shumë shpejt topi do shkojë në SPAK. A do pranojnë këta se kush ngjyente gishtin apo do japë provën e parë në aferën e shekullit që u ka vjedhur shqiptarëve 430 milion euro. Do jemi këtu për të ushtruar presionin më të madh që përgjegjësit të shkojnë para ligjit.” tha Basha. /abcnews.al/


