Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, KQZ certifikon rezultatin në 3 Bashki

schedule12:44 - 9 Mars, 2022

schedule 12:44 - 9 Mars, 2022

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve mesditën e kësaj të mërkure është mbledhë dhe ka vendosur konfirmimin e mandateve për tre kandidatët fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Gazetarja Erneta Shevroja bën me dije se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve për tre bashkitë atë të Vorës, Dibrës dhe të Rrogozhinës.

KQZ i konfirmoi mandatin e kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kreut të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës nga Partia Socialiste, kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ndërkohë pritet që në mbledhjen e radhës të bëhet edhe certifikimi i zgjedhjeve për kryebashkiakët fitues të Shkodrës, Bardh Spahia, kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakos dhe kandidates fituese të PS në Lushnje Eriselda Sefa.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!