Rusët janë duke vrarë edhe civilë tashmë në Ukrainë duke mos bërë dallim me ushtarakët apo objekteve që përdoren për qëllime ushtarake.
Mediat kanë publikuar momentin, kur një tank rus godet me predha një makinë civile duke vrarë në vend një çift të moshuarish.
It was this ?? armored vehicle that killed an elderly couple#Ukraine pic.twitter.com/CbsRxS66j9 https://t.co/IjjBPm0Vqz
— KT CounterIntelligence (@KremlinTrolls) March 8, 2022
Për arsye ende të paqarta, tanku vjen në drejtim të makinës së civilëve dhe hap zjarr pa paralajmërim duke e hedhur automjetin në erë. Të moshuarit nuk patën asnjë shans.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti aty pranë duke nxjerrë në pah edhe njëherë brutalitetin e luftës në Ukrainë. /abcnews.al