Kukësi barazoi me Vllazninë në “Elbasan Arena”, Longo nuk prononcohet pas ndeshjes

schedule19:22 - 7 Mars, 2022

schedule 19:22 - 7 Mars, 2022

Kukësi duket se ka harruar shijen e fitores pasi në 4 ndeshjet e fundit ka vetëm 2 barazime dhe 2 humbje, rezultate këto që e kanë larguar ekipin e Diego Longos nga dy vendet e para, ndërsa tani ndjejnë edhe presionin e Vllaznisë dhe Partizanit për vendin e 3-të.

Barazimi i ditës së sotme ka lënë një shije të hidhur te tekniku i verilindorëve i cili nuk ka prnauar të prononcohet për mediat pas ndeshjes.

Vendimi i Longos është kundër rregullores, pasi sido që të jetë rezultati çdo trajner e ka të detyrueshme deklaratën pas ndeshjeve për të shpjeguar çfarë shkoi apo nuk shkoi me skuadrën e vet.

Ndërkaq, vendimi i trajnerit Longo për të mos u paraqitur për deklaratën pas takimit me Vllazninë është mbështetur edhe nga ana e presidentit të verilindorëve, Safet Gjici. /f.a/abcnews.al