Ramadani: Euforia ndikoi negativisht, arbitri ishte me dy fytyra me vendimet e tij

schedule16:49 - 7 Mars, 2022

schedule 16:49 - 7 Mars, 2022

Zekirija Ramadani, trajneri i Egnatias, pas ndeshjes që skuadra e tij e humbi kundër Teutës, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Euforia ndikoi për keq, pasi u bënë tre ndeshje pa humbje dhe nuk e menaxhuam siç duhet, as futbollistët as ne. E dyta u kthyem te Egnatia që ishim para Kastriotit dhe Skënderbeut. Ne sot kishim dy fytyra, pjesën e parë ishim dobët, ndërsa të dytën shumë ndryshe.

Edhe arbitri ishte me dy fytyra për vendimet që jepte, duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi ndikon shumë në këtë moment të kampionatit. Ndikoi një vendim i arbitrit, pasi patëm një prekje me dorë nga  një lojtar i Teutës dhe ajo duhej të ishte penallti.”

“Pedro egoist prej kontratës? Jo nuk ka asnjë pikë të tillë në kontratë, ndoshta është dëshira e madhe e Pedros për të shënuar, me të vërtetë ka qenë sot shumë egoist. Gjithsesi egoizmi ekziston te sulmuesit. Besoj se nga ndeshja e ardhshme do ndryshojmë, por sot nuk kishim mundësi tjetër përveç Pedros.”

“E vërtetë dhe e saktë që duhet të kërkojmë barazimin, por e them edhe njëherë se kjo vjen nga euforia që ka pasur skuadra gjatë këtyre ditëve. Besoj se nëse nxjerrim mësim do të jemi më mirë javën e ardhshme”, tha Ramadani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!